Mësohet e dashura e futbollistit më të bukur në botë

Mësohet e dashura e futbollistit më të bukur në botë

Sport shkurt 11, 2019 - 22:56
Lexo Detajet

Rurik Gislason nuk është më beqar, të paktën kështu raportojnë mediat botërore.

Futbollisti islandez, i shpërblyer si më i bukuri në Botërorin e Rusisë, në një intervistë të dhënë në fillim të janarit tregoi se nuk ishte në një lidhje dashurie, por gjërat tani kanë ndryshuar.

Një modele duket se ia ka rrëmbyer zemrën Gislasonit, ajo është Nathalia Soliani.

Se mes tyre mund të ketë diçka, tregon veprimi i fundit pasi në Instagramin e Soliani është shfaqur krejt papritur bukuroshi.

Në plazhet e Rio de Janeiros së bashku, ndërsa komenti i fundit i Rubik në profilin e saj, zbulon se gjërat janë bërë serioze.

Futbollisti po kalonte pushime në dimërore me familjen dhe i ka komentuar modeles: “Do doja të ishe këtu.”

Rurik nuk është më beqar dhe Nathalia është vajza më me fat në botë.

Image

Image