Edon Zhegrova e “trullos” kundërshtarin me këtë veprim (VIDEO)

Edon Zhegrova e “trullos” kundërshtarin me këtë veprim (VIDEO)

Sport shkurt 11, 2019 - 22:48
Lexo Detajet

Është rikthyer buzëqeshja te Edon Zhegrova. Bashkë me buzëqeshjen, pas transferimit në Basel, janë rikthyer edhe postimet e shpeshta në Instagram.

Së fundmi, i lumtur për aventurën e re që ka nisur në Zvicër, Zhegrova ka postuar një video në Instagram sikur dëshiron t’iu tregojë të gjithëve se çfarë talenti kanë transferuar, raporton Express.

Talenti 19-vjecar ka postuar një video gjatë një ndeshje me Kosovën në Ligën e Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në vitin 2018.

Zhegrova, me shumë lehtësi, arriti t’ia kalojë topin nën këmbë kundërshtarit, duke dhuruar spektakël për të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

Anësori i Kosovës i është bashkuar Baselit nga Genku në formë huazimi për një sezon e gjysmë, me klubin zviceran që e ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në qershor të vitit 2020.

Zhegrova, i cili do ta veshë fanellën me numrin 30, nuk debutoi vikendin që lamë pas në humbje 1-2 në shtëpi të Baselit ndaj ST Gallen.

Ai shpreson të ketë minuta në ndeshjen e ardhshme, kundër Sionit me 17 shkurt.

">http://