Sporti gjerman në zi, vdes kampioni olimpik

Sporti gjerman në zi, vdes kampioni olimpik

Sport shkurt 11, 2019 - 21:27
Lexo Detajet

E tërë Gjermania është e shikuar, pasi ka vdekur në moshën 30-vjeçare, kampioni olimpik në lundrim, Maximilian Reinelt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Ai i ka sjellë Gjermanisë shumë gëzime, ka qenë reprezentues shumëvjeçar dhe fitues i shumë medaljeve në garat e mëdha.

Reinelt ka vdekur gjatë skijimit, ka bërë të ditur policia zvicerane. Thuhet se ai ishte rrëzuar vetë gjatë skijimit, por nuk zbulohet arsyeja e vdekjes së tij.

Reinelt ka qenë anëtar i ekipit prej tetë vetash kur e ka fituar medaljen e artë olimpike në vitin 2012 në Londër, ndërsa 4 vjet më vonë në Rio de Zhaneiro e kishte fituar medaljen e argjendtë.

Gjithashtu, Reinelt i ka fituar dy tituj të kampionit botëror dhe shumë herë fitues i titujve në Evropë. /Zëri /