France Football zgjedh klubet më të mira

France Football zgjedh klubet më të mira

Sport shkurt 11, 2019 - 20:51
Lexo Detajet

Gazeta prestigjioze franceze, France Football, i ka zgjedhur 10 klubet më të mira të botës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Kriteret për zgjedhje ka qenë të shumta: vlera e futbollistit në përbërjen aktuale, trofetë vendore dhe ndërkombëtare, numri i ‘Topave të Artë, të ardhurat nga të drejtat televizive, shikueshmëria nënstadiume, tradita dhe rezultatet gjatë historisë, madje edhe popullariteti i klubeve në rrjetet sociale, ndërsa fitues ka dalë Reali i Madridit.

Në rrethin e parë ishin 85 klube, në të dytin 30, ndërsa France Football ka vendosur për 10 më të mirat.

I pari ishte Reali me 184 pikë, e dyta Barcelona me 177, i treti Manchester United me 151. Pasojnë Bayern, Liverpool, Juventus, PSG, Chelsea, Manxhester City dhe Arsenal.

Image