Kam dëshirë ta mund Bylbyl Sokolin

Kam dëshirë ta mund Bylbyl Sokolin

Sport shkurt 11, 2019 - 18:58

Trajneri i KEK-ut, Alban Dragusha, në emisionin 90+ në radio Prishtina, tha se shpreson të jetë gjatë në këtë klub. “Shpresoj të jem në atë klub për një kohë të gjatë. Unë kënaqem kur shkoj në stërvitje, pasi e dua me zemër atë klub dhe shpresoj që me këtë klub të bëjmë gjëra shumë të mira”.

Agim Cana ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Vëllaznimin. Unë kam qenë pjesë e Vëllaznimit kur kemi rënë nga Superliga, dhe për mua ka qenë kënaqësi të ejm pejsë e këtij klubi, ku kam kaluar shumë mirë, më mirë se në asnjë klub tjetër. Vëllaznimi në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës dhe me këtë organizim që ka bërë do të jetë shembull për të gjithë. Vëllaznimi dhe qyteti i Gjakovës e meriton të ketë një stadium shumë të mrië dhe shpresoj se do të kthehet aty ku e ka vendin, në Superligë. Madje, në Gjakovë neve na kanë përcjellë edhe tifozët, gjë e cila nuk ka ndodhur me Vushtrrinë, pasi ata vinin në ndeshje, e jo në stërvitje. Gjithmonë kam dashur ta mund Bylbyl Sokolin”, tha Dargusha.