Është absurde të mendojmë se do të shpëtojmë

Është absurde të mendojmë se do të shpëtojmë

Sport shkurt 11, 2019 - 18:50

 Arsye e marrjes së drejtimit të KEK-ut nga ana Alban Dragushës është oferta e mirë nga kryetari i klubit, Besnik Mjeku. “Në KEK kam përjetuar çaste shumë të mira dhe se kushtet për punë këtu janë të mira.

Nuk mund të them se KEK-u do të mbetet në Superligë, ndërsa ne e kemi një projekt që të bëjmë një ekip shumë të mirë, në mënyrë që të jemi të gatshëm që për një vit të rikthehemi në Superligë”, tha Dragusha, teksa shtoi se KEK-u i ka  transferuar disa lojtarë të rinj, disa prej tyre kanë qenë edhe më parë pjesë e KKE-ut, si Isa Eminhaziri, Besart Dushi, Amir Prishtina etj.”, shtoi Dragusha për 90 plus duke shtuar se formacioni është rreth 80% i ndryshëm nga stinori vjeshtor, përcjell zeri.info.