Në Shqipëri për licencën B

Në Shqipëri për licencën B

Sport shkurt 11, 2019 - 18:40
Detajet

Duke folur për emisionin 90+ trajneri i KEK-ut, Alban Dragusha tha se ka pak ditë që e ka marrë licencën B për trajner në Shqipëri. Por, me këtë licence nuk mund të udhëhiqet një skuadër në Superligën e Kosovës, por KEK-u e ka bërë një zgjidhje për këtë çështje. “Në Shqipëri kanë qenë kushtet e jashtëzakonshme për të ndjekur trajnimet për licencë”, tha Dragusha, duke shtuar se, edhe pse si lojtar me shumë përvojë, ka shumë për të mësuar në zejen e trajnerit.

Alban Dragusha e ka të kryer fakultetin e Edukimit Sportiv, ndërsa shton se do t’i përkushtohet shumë zejes së trajnerit.

“Nga ‘Ramiz Sadiku’ kam dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve jo të mira”, duke i hapur rrugë dikujt tjetër”, tha trajneri Dragusha për 90 plus, përcjell zeri.info.