A ishte kjo paga e Shpëtim Duros te Drita?

A ishte kjo paga e Shpëtim Duros te Drita?

Sport shkurt 11, 2019 - 17:57
Detajet

Në shtator të vitit të kaluar, Drita kishte emëruar trajner Shpëtim Duron.

Siç kanë raportuar mediumet kosovare ai është paguar 3,500 euro në muaj dhe për 5 muaj sa ai qëndroi në Gjilan ka fituar 17,500 euro.

Duro kishte ardhur me qëllimin që ta fitoj Digitalb Kupën me Dritën por eliminimi nga Vëllaznimi e shtyri atë të jap dorëheqje.

Trajneri shqiptar e udhëhoqi ekipin në 15 ndeshje dhe regjistroi 7 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

Deri në fund të sezonit, Dritën do ta udhëheq asistenti Ardian Nuhiu. /Indeksonline/