Albin Tahiri del i 52-ti në kombinim alpik

Albin Tahiri del i 52-ti në kombinim alpik

Sport shkurt 11, 2019 - 17:50
Detajet

Albin Tahiri, ishte i pafat në garën e sotme në kombinim alpik të Kampionatit Botëror “Are 2019″ që po zhvillohet në Suedi, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Zëri.info.

Skriatori nga Kosova në lëshimin e parë doli i 52-ti me kohë 1:12.02 sekonda, ndërsa në lëshimin e dytë doli nga shtegu.

Tahiri mbetet të garojë edhe në dy disiplina, në sllallom dhe sllallom të madh. /Zëri.info