Sulmuesi francez lavdëron trajnerin

Sulmuesi francez lavdëron trajnerin

Sport shkurt 11, 2019 - 17:42
Detajet

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, e ka falënderuar trajnerin e tij, Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka ardhur në krye të klubit pas shkarkimit të Jose Mourinhos në dhjetorin e vitit të kaluar. Solskjaer nuk e ka humbur asnjë ndeshje në Premeir League nën drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ dhe po që udhëhiqej nga norvegjezi, Manchester Unitedi do të ishte klubi më i mirë i ligës. Nga 11 ndeshje Manchesteri i ka fituar 10 prej tyre. Megjithatë, plani i klubit është që të kërkojë një trajner të ri si zgjidhje më afatgjate, ndërsa Solskjaer në fund të sezonit do të duhej të kthehej në Molde. Këtë nuk e dëshiron askush, madje as tifozët, shkruajnë mediat e huaja, transmeton zeri.info.

“Shpresoj ta vazhdojmë punën me Solskjaerin, por vendimi përfundimtar nuk varet nga ne. Jemi të kënaqur që ai është me ne në këto momente. E kemi trajnerin me një filozofi krejt ndryshe dhe me qasje po ashtu ndryshe. E kemi më lehtë të luajmë këtë stil të lojës krahasuar me atë më përpara. Luajmë mirë dhe shpresoj se kështu do të vazhdojmë”, a thënë Mrtail, para ndeshje së të tetës së finales së Ligës së Kampionëve kundër francezëve të PSG-së.