Juventusi ofron 200 milionë euro për Salahun

Juventusi ofron 200 milionë euro për Salahun

Sport shkurt 11, 2019 - 17:20
Detajet

Gazeta prestigjioze britanike ‘The Guardian’ sjell një jam sensacional, duke bërë të ditur se Juventusi i ka bërë gati 200 milionë euro për të sjellë në radhët e veta sulmuesin egjiptian, Mohamed Salah, përcjell zeri.info.

Këtë informacion e ka bërë të ditur gazeta britanike, duke e vënë në kontekst edhe largimin  argjentinasit, Paulo Dybala, i cili në këtë sezon i ka shënuar vetëm 2 gola në 20 ndeshje për klubin italian në Serie A. Dybala është futbollist fantastik dhe virtuoz i futbollit, por edhe yll me një karakter të çuditshëm, pasi është i gatshëm të futet në konflikt me bashkëlojtarët dhe trajnerët. 

Gjatë ndeshjes me Parman (3:3) Dybala ishte parë të jetë shumë nervoz, duke e lënë bankinën dhe për të shkruar në zhveshtore para fundit të ndeshjes. 

Ndërkohë ai ishte i frustruar edhe me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili në vend të futbollistit të lënduar, Federico Bernardeschi, në minutën e 86-të të ndeshjes e kishte futur në lojë gjermanin Emre Can, e jo atë, pasi ai për një kohë të gjatë ishte duke u përgatitur jashtë vijave të fushës. /Zëri.info