Tenisti më i shtrenjtë në botë kërkon një milion euro

Tenisti më i shtrenjtë në botë kërkon një milion euro

Sport shkurt 11, 2019 - 16:46
Detajet

Tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, Roger Federer, viteve të fundit zgjedh se në cilat turne do të marrë pjesë. Edhe pse 37-vjeçar edhe më tej luan në nivele të larta, shkruajnë mediat e huaja, transmeton zeri.info.

Zvicerani nganjëherë merr pjesë edhe në turne të vegjël, por organizatorët e ATP turneve kujdesen që ta sjellin Federerin, pasi ardhja e tij shpaguhet më së shumti. Federer është një prej sportistëve më të njohur në botë, ndërsa meçet e tij i përcjellin miliona njerëz.

Yje të tenisit janë edhe Novak Xhokovic e Rafael Nadal, ndërsa komentatorët e tenisit në Eurosport, Arnaud Di Pasquale dhe Benoit Maylin, kanë zbuluar se sa fitojnë këta tre tenistë për pjesëmarrje në një turne.

"Roger Federer kërkon një milion euro. Vitin e kaluar, jashtë ‘orarit’ të tij ka marrë pjesë në turnetë e Shtutgartit, Bazelit dhe Dubait. Nadal dhe Xhokovic janë më të ‘lirë’, pasi ata kërkojnë 880 mijë euro për një turne", kanë zbuluar komentatorët.

"Realisht Xhokovic e Nadal nuk mund t’i mbushin palestrat, ndërsa Federer e bën këtë pa kurrfarë problemi. Nëse ai vjen sigurisht se do të shiten të gjitha biletat, gjithsesi ia vlen ardhja e tij”, kanë shtuar ata.