Zyrtare: Mircea Lucescu largohet nga Turqia, Federata e Futbollit të Turqisë emëron trajnerin e ri

Zyrtare: Mircea Lucescu largohet nga Turqia, Federata e Futbollit të Turqisë emëron trajnerin e ri

Sport shkurt 11, 2019 - 15:58
Detajet

Kombëtarja e Turqisë nuk do të drejtohet nga trajneri Mircea Lucescu në fushatën eliminatore Euro 2200, raportojnë mediat turke, përcjell Zëri.info.

Ky lajm është bërë zyrtar nga Federata e Futbollit të Turqisë dhe zëvendësuesi i tij me shumë mundësi do të jete trajneri i Beshiktashit Shenol Gynesh.

Ky lajm vjen një muaj para ndeshjes me Shqipërinë në kuadër të kualifikimeve.

Lucescu e kishte marrë drejtimin e Turqisë në gusht të viti 2017 dhe në 17 ndeshje arriti 4 fitore, gjashtë barazime dhe humbi shtatë takime.

Turqia do të jetë kundërshtari i parë për Kombëtaren shqiptare në 22 mars në “Loro Borriçi”, për kualifikueset e “Euro 2020”. /Zëri.info