Si Cristiano Ronaldo i tregoi bashkëlojtarit të tij te Real Madridi se do të largohej

Sport February 11, 2019 - 14:27
Detajet

Cristiano Ronaldo i tregoi ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Marcelo se do të largohej, para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Portugezi ishte në stërvitje para finales në Kiev, kur ai ia kumtoi lajmin mbrojtësit brazilian, duke e detyruar Marcelon të gënjejë kur ai u pyet për të ardhmen e bashkëlojtarit të atëhershëm.

Ronaldo kaloi nëntë vite në Real Madrid, para se të largohej drejt Juventusit në verën e kaluar, shkruan Zëri.

Kapiteni i Portugalisë nuk i zbuloi planet e tij për shtypin deri në verë, pavarsisht se kishte dhënë disa indikacione pas finales kundër Liverpoolit.

Image

Por, sipas Marcelos, ish-bashkëlojtarit të Ronaldos, lajmi iu kumtua gjatë një séance stërvitore.

“Ne ishim duke u stërvitur për finale dhe ai më tregoi mua: “Po largohem”, tha Marcelo në një intervistë për ‘Esporte Interativo’.

Ai shtoi: “Po, unë duhej të gënjeja dhe të bëja sikur nuk e dija”./Zëri/