Hedhet shorti në 'DFB-Pokal', Werderi i Rashicës do ta zhvillojë një derbi

Hedhet shorti në 'DFB-Pokal', Werderi i Rashicës do ta zhvillojë një derbi

Sport shkurt 11, 2019 - 10:43
Detajet

Dje në mbrëmje është hedhur shorti për fazën çerekfinale të “DFB-Pokal”.

Ndeshja më interesante e kësaj faze do të zhvillohet në “Veltins Arena” mes Schalkes dhe Werder Bremenit.

Werderi i Milot Rashicës arriti në këtë fazë pasi e eliminoi Borussia Dortmundin në fazën e 1/16-tës së finales, shkruan Zëri.

Image

Nga ana tjetër, finalisti i vitit të kaluar, Bayern Munich do të përballet me skuadrën e Bundesliga 2, Heidenheim.

Shorti i plotë:
Schalke – Werder Bremen
Bayern Munchen – Heidenheim
SC Paderborn – Hamburg
Augsburg – RB Leipzig.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet më 2 dhe 3 prill./Zëri/