Warriors vazhdojnë me fitore

Warriors vazhdojnë me fitore

Sport shkurt 11, 2019 - 10:37
Detajet

Golden State Warriors ka shënuar fitoren e katërt radhazi, duke triumfuar në shtëpi ndaj Miami Heat me rezultatin 120:118, transmeton zeri.info

Ishin mysafirët ata që e filluan më mirë takimin, duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh me rezultatin 24:34. Ndërkohë, këndellja e Warriors filloi në çerekun e dytë (30:25), derisa kaluan në epërsi në çerekun e tretë, që u mbyll me rezultatin 36:23.

Heat u rikthye në çerekun e fundit (30:36), por nuk arriti dot që ta përmbysë epërsinë e vendasve. Më meritorët për fitoren e vendasve ishin Kevin Durant me 39 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime,

Klay Thompson me 29 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime dhe Stephen Curry me 25 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime.

Ndërkohë, te mysafirët më të dalluarit ishin Josh Richardson, i cili realizoi 37 pikë, 5 asistime dhe 1 kërcime dhe Dion Waiters, i cili realizoi 24 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime.

Rezultatet: Sacramento Kings - Phoenix Suns 117:104, Atlanta Hawks – Orlando Magic 108:124, Golden State Warriors – Miami Heat 120:118.