Ndoj vazhdon të shkëlqej, Sampdoria vihet pas mesfushorit shqiptar

Ndoj vazhdon të shkëlqej, Sampdoria vihet pas mesfushorit shqiptar

Sport shkurt 11, 2019 - 10:15
Detajet

Emanuele Ndoj vazhdon të ketë paraqitje mbresëlënëse në fanellën e Brescias.

Të shtunën, reprezentuesi i Shqipërisë u paraqit në ndeshjen mes Brescias dhe Carpit, shkruan Zëri.

Dhe siç shkruan TuttoMercatoWeb, mesfushori shqiptar ishte duke u vëzhguar nga disa skoutë.

Bëhet e ditur se skoutët në fjalë ishin të Sampdorias, klub i cili e pëlqen mjaft shumë 22-vjeçarin.

Përveç Brescias, Ndoj ka luajtur edhe te Roma dhe Padova./Zëri/