Pas përgatitjeve në Durrës, Liria kthehet në Kosovë

Pas përgatitjeve në Durrës, Liria kthehet në Kosovë

Sport shkurt 11, 2019 - 09:42
Detajet

Liria e ka përmbyllur me sukses fazën përgatitore dhjetë ditëshe në Durrës të Shqipërisë.

Seancat stërvitore u zhvilluan ashtu siç ishte paraparë nga trajneri italian, Vincenzo Anesse, shkruan Zëri.

Kështu, nga nesër, Liria vazhdon me stërvitjet e radhvs në stadiumin, “Përparim Thaqi” në Prizren.

Stinori pranveror për klubin prizrenas fillon në fundjavë, më 16 shkurt./Zëri/