Doli në rrugë me fanellën e klubit të zemrës, tifozi sulmohet për vdekje nga një i panjohur

Doli në rrugë me fanellën e klubit të zemrës, tifozi sulmohet për vdekje nga një i panjohur

Sport shkurt 11, 2019 - 09:32
Detajet

Të shtunën, në “Prenzlauer Berg” ka ndodhur një sulm tragjik mes një 19-vjeçari dhe një personi të panjohur.

19-vjeçari ishte i lënduar tejmase, teksa ai vdiç më pas.

Pas këtij rasti, organet e drejtësisë janë duke e hetuar rastin dhe janë vënë në kërkim të sulmuesit, shkruan ‘Berliner-Zeitung’, përcjell Zëri.

Image

Sulmi ndodhi rreth ores 17:00 të shtunën, në një parking të një supermarketi në kryeqytetin gjerman.

Pas kësaj, njësitet e emergjencës arritën menjëherë në vendin e ngarjes, teksa i lënduari u dërgua në gjendje kritike në spital, ku ai vdiq në mbrëmjen e së dielës.

Policët ende nuk e kanë komentuar rastin, por besohet se krejt kjo ndodhi për shkak se të veshjes sportive me fanellën e klubit të futbollit, FC Union nga ana e viktimës./Zëri/