Veprimi brilliant i Cristiano Ronaldos dje dëshmon shumë për karakterin e tij

Sport February 11, 2019 - 08:25
Detajet

Cristiano Ronaldo e shënoi golin e tij të 20-të për Juventusin, teksa “Zonja e Vjetër” u largua 11 pikë nga Napoli në renditjen tabelare të Serie A.

Skuadra nga Torino mposhti lehtë Sassuolon me rezultat, 3:0, teksa përveç Ronaldos, edhe Sami Khedira dhe Emre Can shënuan nga një gol.

Juventusi i ka fituar 20 nga 23 ndeshjet kampionale këtë sezon dhe është në rrugë të mbarë drejt titullit të tetë radhazi, shkruan Zëri.

Image

Por, me ardhjen e Cristiano Ronaldos, skuadra e Maxi Allegrit synon me ngulm që të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Gjatë ndeshjes së djeshme, Ronaldo tregoi se është futbollist dhe njeri i madh, teksa mori vëmendjen në një moment.

Pasi shënoi për 2:0, Ronaldo e ftoi Paulo Dybalan nga banka rezervë për ta përformuar festimin ‘mask’ të argjentinasit.

Image

Dyshja e festuan edhe golin e Emre Can së bashku, duke lënë të nënkuptojnë se nuk ka mardhënie të këqija mes tyre./Zëri/