Kaq do të kushtojë për një talent kosovar të provohet në kampin e ish-yllit të Barcelonës

Kaq do të kushtojë për një talent kosovar të provohet në kampin e ish-yllit të Barcelonës

Sport shkurt 10, 2019 - 23:26
Detajet

Edmilson Morales pas pak pritet të arrijë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ish-futbollisti i Barcelonës do të hap kamp futbolli në Kosovë, i cili do të mbahet në "Fadil Vokrri" apo në fushën e 2 Korrikut.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar menaxherja e futbollit, Monika Salihu në emisionin, "Sports Show", shkruan Zëri.

Ndërsa, Salihu është pyetur edhe në lidhje me atë se sa do t'ju kushtojë talentëve kosovarë ky kamp, por se ajo thotë se do të jetë i shtrenjtë.

Image

"Edmilson është paksa i shtrenjët, nuk do të jetë falas, por do të ketë çmim të lartë, pasi që fanellat dhe çdo gjë tjetër aty janë nga Barcelona", tha Salihu./Zëri/