Portieri i Juventusit vjen me gafën e vitit, por lojtari i Sassuolos ia kalon

Sport February 10, 2019 - 23:21
Detajet

Domenico Berardi ndoshta tani do të ishte duke festuar një pikë, ku i dihet, nëse s’do të kishte gabuar ndaj juventusit.

Pas golit të Sami Khediras, lojtarët e “Zonjës së Vjetër” ishin disa të çliruar, ndoshta më së shumti portieri, Szczesny.

Ish-numri një i Arsenalit bëri një dalje të gabuar dhe u ngatërrua me një nga shokët të skuadrës, duke i lënë Berardit topin dhe portën e boshatisur.

Megjithatë sulmuesi italian nuk u tregua i saktë duke dërguar topin jashtë fushës.

Mos shfrytëzim i këtij rasti, i kushtoi skuadrës së tij me humbje 3-0. /Gazeta Express/