Shkëlqimi, lëndimi dhe pozicioni i ri, rrëfehet Milot Rashica

Shkëlqimi, lëndimi dhe pozicioni i ri, rrëfehet Milot Rashica

Sport shkurt 10, 2019 - 23:22
Detajet

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme me Werder Bremenin ndaj Augsburgut në Bundesligë, raporton Zëri.info.

Ai i ka realizuar dy gol tejet të bukur në fitoren 4:0. Rashica doli nga loja për shkak të një lëndimi.

Rashica në një lidhje direkte në emisionin Koha Shtesë në Supersport Kosova e ka komentuar lëndimin. "

Kam pasur lëndim në shpinë dhe ndjeva dhimbje dhe u largova. Nuk mendoj se është diçka serioze", ka thënë Milot Rashica, shkruan Zëri.info.

"Jam shumë i lumtur me golat. Ekipet po luajnë kundër nesh me një sistem dhe unë po mund të dal më shumë në sulm", shtoi Rashica. Rashica në katër ndeshjet e para në këtë vit ka realizuar katër gola. /Zëri.info