Manchester City demolon Chelsean, ngjitet në krye të tabelës

Sport February 10, 2019 - 18:51
Detajet

Manchester City e ka shkatërruar Chelsean me rezultatin e thellë 6:0 në kryendeshjen e xhiros së 26-të të ligës angleze, transmeton zeri.info

Vendasit ishin tërësisht dominues, derisa golin e parë e gjetën qysh në minutën e katërt me anë të Raheem Sterlingut.

Nuk vonoi shumë derisa ekipi i Pep Guardiolas i gjeti edhe gola të tjerë me Sergio Agueron, që realizoi në minutat 13’ dhe 19’.

Ndërkohë, për 4:0 shënoi Ilkay Gundogan në minutën e 25-të, derisa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Sergio Aguero e kompletoi het-trikun e tij, duke realizuar nga penalltia në minutën e 56-të.

Për rezultatin përfundimtar 6:0 u përkujdes Sterling, i cili e gjeti golin e dytë personal në minutën e 80-të.

Falë kësaj fitoreje, Manchester City ngjitet në krye të tabelës së Premierligë me pikë të barabarta me Liverpoolin, që numëron një ndeshje më pak./Zëri