Sportistët nga Serbia sulmohen në Kroaci, zbuloni se si e pësojnë

Sportistët nga Serbia sulmohen në Kroaci, zbuloni se si e pësojnë

Sport shkurt 09, 2019 - 19:23
Lexo Detajet

Tre vaterpolistë të klubit serb, Crvena Zvezda, janë sulmuar sot në Split të Kroacisë, para ndeshjes me Mornarin në kuadër të Ligës Rajonale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info. Për këtë shkak ndeshja është shtyrë.

Vaterpolistët kanë qenë të ulur në kafiterinë ‘Riva’ dhe të veshur me tuta sportive. Atyre u janë afruar një grup të rinjsh, duke kërkuar nga ata t’i heqin tutat me simbole të klubit serb. Më pas ata janë sulmuar nga të rinjtë kroat., përcjell zeri.info

Dy lojtarë kanë ikur, ndërsa portieri Alesandro Kralj ka shpëtuar duke kërcyer në det dhe nuk ka dashur të dalë prej detit derisa të vinte policia.

Qytetarët i kanë ndihmuar, përderisa të tjerët bëtritnin: ‘Ai është çetnik’. Derisa ka kërcyer në det, portieri kishte thënë: ‘Unë jam malazez’.

‘Po të mos kërceja në det, do të më vritnin’ , ka thënë Kralj pas incidentit.  /Zëri/