Shkrimi special i FIBA Europe Cup pasi Prishtina shkroi historinë mbrëmë

Sport February 07, 2019 - 11:14
Detajet

KB Prishtina ka arritur një tjetër sukses historik në FIBA Europe Cup, duke u bërë njëra prej tri skuadrave që e kaluan rrethin e 1/16 në ndeshjen e fundit, përkrah Donar Groningen dhe ZZ Leiden.

Me vendin e siguruar në fazën e ardhshme, tri skuadrat e lartëcekura e morën biletën duke përfunduar në vendin e tretë në grupet përkatëse, shkruan FIBA Europe Cup, përcjell Zëri.

Prishtinasit kaluan në Raundin e Dytë për here të parë në histori, derisa skuadra e Daimir Mulaomerovic fitoi mbrëmë, 82:78 kundër skuadrës së famshme turke, Pinar Karsiyaka.

Te Prishtina shkëlqeu Dardan Berisha dhe Kyan Anderson, të cilët shënuan nga 15 pikë, por më i miri ishte Khalid Boukichou me 16 pikë.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar ia doli ta kalojë Szolnoki Olaj në renditjen tabelare pasi skuadra hungareze pësoi humbje, 92:83 nga S.Olivier Wurzburg.

Ndryshe, Prishtina do ta mësojë emrin e kundërshtarin në paraditën e sotme./Zëri/