Gruaja e Thiagos, një biznesmene e suksesshme dhe një bjonde seksi

Sport February 07, 2019 - 09:27
Detajet

A duhet të rikthehet Thiago Alcantara te Barcelona në një të ardhme të afërt? Për këtë, tifozët e Bayern Munich do të duhej ta fajësonin Julia Vigas.

Mesfushori vazhdimisht ka qenë i lidhur me një rikthim në “Camp Nou” – dhe mediat spanjolle besojnë se Julia është duke e nxitur partnerin e saj për këtë lëvizje.

Image

Bjondina mahnitëse thuhet se i mungon jeta e saj në Kataluni, pasi që ishte larguar nga aty në drejtim të Gjermanisë kur Thiago iu bashkua Pep Guardiolës te bavarezët në vitin 2013, shkruan Zëri.

Image

Pas gjashtë vitesh në Mynih, mund të jetë koha për një rikthim të reprezentuesit spanjoll te klubi katalunas.

I lindur dhe i rritur te Barcelona, familja e Julia jeton ende aty.

Ajo gjithashtu është bashkë-pronare, me vëllezërit e saj dhe babain, të një hoteli në Kosta Brava.

Hoteli në fjalë vlerësohet si njëri prej më të mirëve në Llafranc dhe është mjaft i popullarizuar, teksa babai i Julia konsiderohet biznesmen i njohur katalunas.

Image

Julia është e diplomuar nga Universiteti i Barcelonës në vitin 2013, ku ajo studioi marketing dhe komunikim.

Ajo dhe Thiago u martuan në vitin 2015 dhe tashmë kanë një djalë – Gabriel./Zëri/  

Image