Gjilani - KEK-u, miqësorja e sotme mbaron me këtë rezultat

Sport February 03, 2019 - 15:14
Detajet

Në vlugun e miqësoreve kontrolluese, një e tillë sot është zhvilluar edhe në Gjilan.

Në mesditën e sotme, Gjilani ka qenë nikoqir i skuadrës më të përforcuar në afatin kalimtar të janarit.

Ndeshja u zhvillua në fushën ndihmëse në Gjilan, teksa mbaroi me rezultat të barabartë, 0:0, shkruan Zëri.

Image

Ndeshja ishte interesante për shikuesit, teksa trajnerët, Sadat Pajaziti dhe Alban Dragusha kishin rastin t’i provonin futbollistët e tyre.

Ndryshe, Gjilani do ta nis stinorin pranveror në Superligën e Kosovës nga vendi i katërt me 27 pikë, kurse KEK-u nga vendi i fundit me vetëm një pikë./Zëri/