Ja sa do të mungojë Chiellini

Sport January 31, 2019 - 16:37
Detajet

Giorgio Chiellini pësoi një lëndim në humbjen 3:0 të Juventusit ndaj Atalantas në çerekfinalen e Kupës së Italisë të mërkurën, transmeton zeri.info

Por, ky lëndim nuk pritet ta mbajë shumë gjatë jashtë fushave mbrojtësin italian.

Chiellini pritet të mungojë rreth 15 ditë.

Pra, ai pritet që të jetë i gatshëm për sfidën e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit më 20 shkurt./Zëri