Reagimi i Leivas ndaj Chiellinit, po bën xhiron e botës

Sport January 28, 2019 - 16:11
Detajet

Prej vitesh të tëra, Juventusi akuzohet se favorizohet nga klasa e arbitrimit në kampionatin italian dhe madje për një skandal të tillë, u ndëshkua në 2006-ën me heqjen e dy titujve dhe zbritjen në Serinë B.

Por polemikat nuk janë shuar as tani që po aplikohet VAR-i, pasi në disa raste, si derbi ndaj Torinos, por edhe finalja e Superkupës me Milanin, u tregua qartë se teknologjia nuk ndërhyri në rastet që ishin kundër skuadrës bardhezi, transmeton SS.

Diskutimet për këtë çështje janë të shumta, ndërsa mbrëmë edhe mesfushori i Lazios, Lucas Leiva ka shpërthyer ndaj Giorgio Chiellinit, në momentin që arbitri kryesor akordoi një 11-metërsh në favor të Juventusit, në minutën e 88’, kur sfida ishte mbërthyer në barazim 1-1.

“Është gjithmonë kështu”, ka thënë mesfushori brazilian, duke refuzuar të dëgjojë shpjegimet e Chiellinit, ndërsa videoja po bën xhiron e botës, duke u shndërruar në virale tashmë.