Immobile 'kërcënon' Juventusin

Sport January 25, 2019 - 10:48
Detajet

Ciro Immobile mendon se Lazio mund ta mposhtë Juventusin të dielën, transmeton zeri.info

Lazio e pret në shtëpi Juventusin në xhiron e 21-të të ligës italiane, derisa shpreson që t’ia shkaktojë Juventusit humbjen e parë këtë edicion në ligë.

“Ka skuadra që janë duke bërë mirë dhe është një ligë e vështirë këtë edicion, kështu që duhet të japim pak më shumë nëse duam të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Gjëja më e rëndësishme është që të kemi vazhdueshmëri dhe të bëjmë më shumë seç kemi bërë në pjesën e parë të sezonit”, deklaroi Immobile.

“Juventusi është shumë e fortë, por fatmirësisht aty do të ketë shumë njerëz që do të na përkrahin neve dhe ne kemi qenë në gjendje t’i mposhtim ata në edicionet e fundit”, shtoi ai./Zëri