Ishi i Ramosit, e lumtur përkrah një tjetër futbollisti

Sport January 24, 2019 - 14:43
Detajet

Ish e dashura e Sergio Ramosit, Elisabeth Reyes tash e një kohë është martuar me një tjetër futbollist, transmeton zeri.info

32-vjeçarja kishte pasur një lidhje me Ramosin kur kishte qenë më e re.

Reyes, e cila ishte “Mis Spanja” në vitin 2006, ishte martuar me ish-yllin e Mlagas, Sergio Sanchez në 2014-n.

Kjo ndodhi vetëm pas dy lidhjeve të dështuara me dy futbollistët e tjerë të ligës spanjolle, Sergio Ramos dhe Alexis Ruaro.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo e pranoi se lidhja mes saj dhe Ramosit ishte krijuar shpejt dhe dyshja ishte shumë e re.

“Ne ishim shumë të intensifikuar për një periudhë të shkurtër kohore. Nga dëshira për të jetuar gjithçka shpejt, ne kaluam shumë kohë së bashku dhe kjo nuk është gjë e mirë. Sidomos me dy njerëz të rinj si ne”, deklaroi ajo../Zëri

Image

Image

Image

Image

Image