Zyrtare: Futbollisti shqiptar transferohet në Slloveni

Sport January 24, 2019 - 14:15
Detajet

Endri Çekiçi, është larguar nga Dinamo e Zagrebit, për të nisur një aventurë të re në Slloveni, tek skuadra e Olimpija Lubljanës.

Sulmuesi i Kombëtares së Shpresave, do të jetë pjesë e ekipit slloven për tre sezonet e ardhshme dhe do të ketë më shumë minuta në këmbë këtej e tutje.

Me ekipin e Dinamos së Zagrebit, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë këtë sezon, por është aktivizuar vetëm me skuadrën e dytë.

Në të shkuarën Çekiçi, ka luajtur edhe me Lokomotivën e Zagrebit, ku ra në sy dhe u transferua tek gjigantët kroatë.

Lojtari ka qenë kapiteni i Kombëtares Shpresa dhe  në ekipin e ri do të mundohet të arrijë formën e tij më të mirë, duke pasur më shumë minuta në këmbë.