Neymar tallet keq me kundërshtarët – e kishte tentuar edhe me Shaqirin!

Sport January 24, 2019 - 13:33
Detajet

Dalëngadalë, ishte duke marrë vetën, dhe dhuronte spektakël sa herë zbriste në fushë, por Neymar Junior duhet të pushojë detyrimisht tani për pak kohë.

Talenti 26-vjeçar brazilian është lënduar mbrëmë në fitoren 2-0 të Paris Saint Germainit në Kupën e Francës kundër Strasbourgut, raporton Insporti.

Neymar u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 62’, pasi lëndoi kyçin e këmbës së djathtë, ashtu si në shkurt të vitit të kaluar, çka edhe humbi sezonin.

Sido që të jetë, para se Neymar të lëndohet dhe të lërë fushën, dhuroi spektakël në Parc des Princes.

Ai dribloi dhe turpëroi lojtarët me shumë lehtësi, duke i nervozuar ndoshta, cka bëri që menjëherë të pësojë atë dëmtim pas një dueli me kundërshtarin.

Një driblim të tillë e kishte tentuar në Champions edhe me Xherdan Shaqirin, por nuk ia kishte dalë ta realizojë komplet aksionin.