Trajneri i njohur dëshpërohet me Kosovën, shpërngulet në Gjermani

Sport January 24, 2019 - 13:15
Detajet

Kur nuk gëzon kokrrën e respektit, nuk i mbetet tjetër rrugë përveç ta braktis shtetin e Kosovës, ish hendbollistit të mirënjohur Florent Beqirit dhe një kohë ka qenë edhe selektor i Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Ai ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, nuk mbetet gjë tjetër pos ta braktisi Kosovën.

“Arsyeja që po largohem nga shteti im është injorimi që po më bëhet si sportist. Në Kosovë sportistët e mëdhenj po injorohen dhe kjo është prej arsyeve që ia ktheva shpinën dhe u vendosa në Hamburg të Gjermanisë.

Në Kosovë hendbollin e udhëheqin ata që kurrë nuk janë marrë me këtë sport, jo profesionistët”, ka deklaruar Beqiri. “Angazhojnë trajnerë që nuk kanë përvojë, kualitet, aftësi, me një fjalë amatorë në fushën e hendbollit”, tha ai. 

Beqiri është trajner i vetëm që për 18 vite ka shkruar histori me kombëtaren e Kosovës 'Dy fitore Historike' në parakualifikimet për Kampionat të Evropës 2018.

Image