S’ka kush e ndal Majlindën, kualifikohet në gjysmëfinale

Sport January 24, 2019 - 12:49
Detajet

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e ka fituar edhe ndeshjen e dytë për këtë vit, duke e mposhtur xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher, në çerekfinale të garës Grand Prix Tel Aviv në kategorinë e peshave -52 kg.

Kelmendi u kualifikua automatikisht në rundin e dytë në Grand Prix Tel Aviv, ndërsa kundërshtarja e saj, Tetiana Levytska-Shukvani, e mposhti xhudisten nga Izraeli, Paz Kafri, për t’u kualifikuar nga rundi i parë.

Majlinda e kaloi pa shumë probleme rrethin e dytë, duke e mundur me Ippon Tetianan.

Kjo fitore ia siguroi Majlindës një vend në çerekfinale të Grand Prixit në Tel Aviv të Izraelit, aty ku u përball me zviceranen, Fabienne Kocher, dhe fitoi sërish me Ippon.

Kështu, Majlinda ka siguruar një vend në gjysmëfinale, e cila tani do të kërkojë medaljen e parë për vitin 2019.