Valverde nuk pendohet që e la Messin jashtë formacionit

Sport January 24, 2019 - 11:51
Detajet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde insiston se ai nuk pendohet për vendimin e tij që të mos e fusë Lionel Messin në lojë në humbjen 2:0 nga Sevilla në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën.

Pablo Sarabia dhe Wissam Ben Yedder shënuan golat për vendasit, duke ia siguruar një rezultat mjaft të mirë ekipit të tyre në ndeshjen e parë. Valverde kishte vendosur që ta pushonte Messin në sfidën ndaj Sevillas.

“Unë nuk pendohem. Ishte një gjë që duhej ta bëja”, ka deklaruar Valverde. Lideri I ligës spanjolle duhet të rikthehet nga deficiti prej dy golave në sfidën e dytë çerekfinale, e cila do të luhet në “Camp Nou” më 30 janar./Zëri