Roma dhe Liverpooli duan yllin italian

Sport January 24, 2019 - 10:58
Detajet

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino ka zbuluar se Roma dhe Liverpooli e kanë pyetur atë për yllin italian Sandro Tonali, transmeton zeri.info

“Sportitalia” ka raportuar së fundmi se Roma është favoritja kryesore për të nënshkruar me mesfushorin që vlerësohet rreth 28 milionë euro, por Celino ka konfirmuar që klubit italian do t’i duhet të garojë me Liverpoolin.

“Po, Roma më ka pyetur për Tonalin. Kam folur për të me (drejtorin e Romës) Baldissonin disa herë, por unë dua ta mbajë djaloshin sa më gjatë që është e mundshme”, deklaroi Cellino.

“A është ai gati? Unë nuk e di, ai është 18-vjeçar. Por, Liverpooli gjithashtu më ka kontaktuar para pak kohësh”, shtoi ai./Zëri