Harden, 61 pikë në fitoren e Rockets

Sport January 24, 2019 - 10:48
Detajet

Houston Rockets ka korrur fitore në udhëtim te New York Knicks me rezultatin 114:110 falë një paraqitje të jashtëzakonshme të James Harden.

Harden realizoi plot 61 pikë në fitoren e ekipit të tij, derisa gjithashtu kontribuoi edhe me 15 kërcime dhe 4 asistime.

Ndërkohë, te vendasit më i dalluari ishte Tim Hardaway Jr. me 21 pikë, 4 kërcime dhe 1 asistim.

Indiana Pacers e ka shënuar fitoren e tretë rresht, duke triumfuar në shtëpi ndaj Toronto Raptors me rezultatin 110:106. Thaddeus Young ishte më meritori në fitoren e Pacers me 23 pikë, 15 kërcime dhe 3 asistime.

Në anën tjetër te Raptors më i dalluari ishte Serge Ibaka, i cili realizoi 23 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime.

Rezultatet: Indiana – Toronto 110:106, Boston – Cleveland 123:103, Brooklyn – Orlando 114:110, Miami – LA Clippers 99:111, New York – Houston 110:114, Chicago – Atlanta 101:121, Memphis – Charlotte 107:118, New Orleans – Detroit 94:98, Philadelphia – San Antonio 122:120, Utah Jazz – Denver 114:108.