Henry, afër shkarkimit?

Sport January 24, 2019 - 10:47
Detajet

Mori drejtimin e Monacos për ti dhënë një tjetër kthesë klubit nga Principata në këtë sezon të vështirë, por deri tani ish sulmuesi i famshëm i kombëtares franceze nuk ka ndryshuar asgjë madje ka përkeqësuar situatën.

Eliminimi nga Kupa e Francës nga një skuadër e Ligue 2 si Metz i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit aq sa drejtuesit e Monacos i kanë dhënë ultimatum 48 orë trajnerit Thierry Henry, më saktë ndeshja në fushën e Dijon do jetë si një finale për të.

Mediat kanë zbuluar se drejtuesit e klubit nga Principata i kanë komunikuar ish-sulmuesit se duhet të marrë patjetër fitore në ndeshjen e së shtunës në të kundërt do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Për më tepër është menduar një lëvizje e madhe. Vetëm pas tre muajsh kur Leonardo Jardim u shkarkua për mungesë të rezultateve,

Henry mund të bëhet i shkarkuari i dytë dhe do jetë sërish portugezi që do rikthehet në skuadër për të nxjerrë ekipin nga kjo situatë e nderë.

Aktualisht Monaco renditet në vend të parafundit me 15 pikë, 1 më shumë se vendi i fundit.

Që nga momenti që Henry ka marrë drejtimin e skuadrës e deri tani ka marrë 2 fitore, 3 barazime dhe 7 humbje në kampionat.