Dihen finalistet e turneut Australian Open

Sport January 24, 2019 - 10:34
Detajet

Tenistja çeke, Petea Kvitova dhe japonezja, Naomi Osaka, janë kualifikuar në finalen e Australia Open në konkurrencën e femrave, përcjell zeri.info.

Fituesja e turneut, përveç trofeut, do të marrë pozitën e parë në renditjen e tenisteve më të mira të botës.

Në gjysmëfinale Kvitova e mundi amerikanen Danielle Collins, me rezultat 2:0 (7:6, 6:0), përderisa kampionia aktuale e US Open, Naomi Osaka, qe më e mirë se çekja, Karonila Ploskova, duke e fituar meçin me rezultat 2:1 (6:2, 4:6, 6:4), në sete.