Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajneri i ri i Ferizajt

Sport January 23, 2019 - 19:03
Lexo Detajet

Skuadra e Ferizajit përmes një njoftimi për media kanë njoftuar se Bylbyl Sokoli është trajneri i ri i tyre.

"Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Kosovar, Bylbyl Sokoli. Pas largimit të Afrim Tovërlanit, skuadra jonë menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, ku shpresojmë dhe besojmë që do t'i arijmë objektivat e klubit për këtë sezon. Të gjithë në klub e njohin 'profën' dhe nuk kemi dyshim që do të bëjë punën e tij sic eshtë më së miri. 'Profës' i urojmë shëndet dhe shumë suksese në klubin tonë. Vazhdojm se bashkuu.", thuhet në njoftim.