Chelsea nuk heq dorë nga Hysaj, ofron 23 milionë euro!

Sport January 23, 2019 - 18:10
Lexo Detajet

Elseid Hysaj tek Chelsea, është një nga titujt e fundit që ofron merkato, me teknikun toskan Sarri që pas afrimit të Gonzalo Higuian në organikën e tij kërkon edhe shërbimet e shkodranit tek Blutë e Londrës.

Lajmin e publikon e përditshmja britanike Daily Mirror, ku thekson predispozitën e  trajnerit të  Chelsea-it për të transferuar në Stamford Bridge një tjetër lojtar të stërvitur prej tij, si tek Empoli ashtu dhe tek Napoli.

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka një kontratë të vlefshme me Napolin  deri në qershor të 2021 projektohet një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për një shifër që De Laurentiis do ta quante të arsyeshme, shkruan supersport.al

Në rast të një largimi të mundshëm nga Italia napolenatanët do të kishin Kevin Malcuit si zëvendësues të tij.

Shkodrani 24-vjeçar i cili mbërriti në Itali në 2009-ën, pas ndalesës tek Empoli e gjeti dimensionin e tij të vërtetë në Serinë A pikërisht nën drejtimin e teknikut Sarri.

Me emërimin e tij si në stolin e Napolit në verën e 2015-ës, Sarri zgjodhi të merrte me vete edhe mbrojtësin shqiptar i cili me fanellën e kaltër ka koleksionuar 155 prezenca mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe atyre europiane.

Me ardhjen e Ancelottit shkodrani ka humbuar statusin e tij prej titullari të padiskutueshëm, Detaj ky që shton edhe predispozitën e Sarrit ndaj tij konsiderohen si faktorë që e shtyjnë Hysajn për të ndryshuar ambient.

Mediat angelze e japin të këtë transferim si një operacion shumë propabël dhe në rast të një transferimi të Hysajt në Londër atëherë do të ndizej drita jeshile për pistat Mosses  dhe Zappacosta tek Napoli. 

Megjithatë ka edhe nga ata lojtarë që nuk e duan shkodranin te Chelsea dhe njëri prej tyre është spanjolli Azpilicueta. Ndërkohë oferta e parë e skuadrës angleze për Hysajn është 23 milionë euro, një shifër që është konsideruar e ulët nga Napoli.