Portugezi e goditi me top, tifozja kërkon darkë me Ronaldon

Sport January 23, 2019 - 13:19
Detajet

Elena Di Martino është një tifoze e madhe e Juventusit, e cila ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes ekipit juventin dhe Chievos.

E ulur pikërisht pas portës në “Allianz Stadium”, ajo është goditur në fytyrë nga një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo.

“Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Faleminderit tifozëve të tjerë që ishin në stadium për suportin”, shkruan Elena.

46 vjeçarja ka dhe një kërkesë për yllin portugez, si për ti “shlyer” dëmin që i bëri: “Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë!”.

Image