E pranon Guardiola, ky lojtar është i pakënaqur te City

Sport January 23, 2019 - 12:27
Detajet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e pranon se mbrojtësi Nicolas Otamendi është i pakënaqur me paraqitjet e tij të limituara gjatë këtij edicioni.

Argjentinasi ka luajtur si titullar në vetëm tetë ndeshje në Premierligë, derisa në edicionin e kaluar numëronte 33 sosh.

Por, forma e mirë e mbrojtësve Vincent Kompany, John Stones dhe Aymeric Laporte ka bërë që ai të mos ketë shumë hapësirë.

“Ai nuk është i lumtur. Unë nuk kam ndonjë përgjigje. Kur luan, ai është i lumtur, kur nuk luan nuk është i lumtur”, deklaroi Guardiola.

“Por, jo vetëm Otamendo, të gjithë. Të gjithë ata. Nuk e di se çfarë mund të bëj, por vetëm që të jem i sinqertë me veten dhe me ta”, shtoi ai./Zëri