Reali ka gati ofertën për yllin e Juventusit

Sport January 23, 2019 - 11:18
Detajet

Real Madridi po vazhdon të shprehë interesim për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, transmeton zeri.info

Gjiganti madrilen është duke përgatitur një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për yllin argjentinas, raporton e përditshmja angleze “The Sun”.

Dybala ka qenë edhe nën vëzhgimin e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili e kishte kërkuar argjentinasin qysh prej kohës së tij te Bayern Munichu.

Por, raportohet se Real Madridi e ka objektiv parësor Dybalan në rindërtimin e skuadrës.

Juventusi mund të jetë e gatshme ta shesë argjentinasin, me klubin italian që tashmë ka siguruar shërbimet e Aaron Ramsey në verë, derisa po mendon edhe për transferimin e Iscos./ZëriImage