Triumfojnë Raptors e Thunder

Sport January 23, 2019 - 11:04
Detajet

Toronto Raptors e ka shënuar fitoren e tretë radhazi, duke triumfuar në shtëpi ndaj Sacramento Kings me rezultatin 120:105, transmeton zeri.info

Fred VanVleet dhe Kyle Lowry shënuan nga 19 pikë në fitoren e Raptors, derisa Serge Ibaka kontribuoi me një dyshifror të dyfishtë.

Ibaka realizoi 15 pikë, 10 kërcime dhe 1 asistim.

Ndërkohë, Marvin Bagley III ishte më i dalluari te Kings me 22 pikë, 11 kërcime dhe 1 asistim.

Fitores së tretë rresht iu gëzua edhe Oklahoma City Thunder si vendase ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 123:114. Russell Westbrook realizoi dyshifror të trefishtë, duke kontribuar me 29 pikë, 14 asistime dhe 10 kërcime, derisa gjithashtu u dallua edhe Paul George, i cili realizoi 36 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime. Ndërkohë, te Blazers më të dalluarit ishin Damian Lillard me 34 pikë, 8 asistime dhe 5 kërcime dhe CJ McCollum me 31 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime.

Rezultatet: Toronto – Sacramento 120:105, Oklahoma City – Portland Trail 123:114, Dallas – LA Clippers 106:98, Phoenix – Minnesota 91:118.