Prishtina mbërrin në Turqi

Sport January 23, 2019 - 10:33
Detajet

FC Prishtina ka mbërritur sot në Turqi, ku do t'i vazhdojë përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës, shkruan zeri.info

Ky është njoftimi i plotë i klubit prishtinas:

25 futbollistët e Prishtinës kanë mbërritur në Lara të Antalyas në Turqi dhe sot kanë mbajtur seancën e parë stërvitore.

Shtabi teknik i përbërë nga pesë trajnerë, Mirel Josa, Artan Luzi, Armend Simnica, Debatik Curri dhe Ahmet Beselica, në grumbullim në Turqi kanë futbollistët:

Visar Bekaj, Alban Muqiqi dhe Laurit Behluli - portierë

Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Agon Xhaka, Abdul Bashiru - mbrojtës.

Donat Hasanaj, Jamal Arago, Diar Miftaraj, Lorik Boshnjaku, Ergyn Ahmeti, Argjend Mustafa, Qendrim Zyba, Ramush Ramadani - mesfushor.

Bleon Sekiraqa, Mergim Pefqeli, Meriton Korenica, Marjo Morina, Arbër Hoxha dhe Gauthier Mankenda - mesfushor ofensivë.

Basid Khalid dhe Alen Jasharoski - sulmues.Skuadra sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore nga ora 10 të mëngjesit në fushat e kompleksit “Internacional”. Ndërsa ekipi sikurse vitin e kaluar është vendosur në hotel “Titanic”.ImageImage