Zyrtare: Ish-futbollisti i Ferizajt transferohet në Armeni

Sport January 23, 2019 - 10:31
Detajet

Ditën e sotme, skuadra nga Armenia, Pjunik, ka zyrtarizuar futbollistin shqiptar Kristi Marku.

Mbrojtësi, së fundmi ishte pjesë e Ferizajt në kampionatin kosovar të futbollit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell zeri.info.

Kjo është eksperienca e dytë jashtë Shqipërisë për 23-vjeçarin, pasi ai më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Honvedit në Hungari.

Në Kategorinë Superiore Marku ka mbajtur veshur fanellën e Teutës, Flamurtarit, Partizanit dhe Lushnjës./ZëriImage