Futbollisti kosovar zbulon gjithçka rreth lojtarit të humbur me aeroplan

Sport January 23, 2019 - 10:28
Detajet

Bota e futbollit u trondit të hënën kur aeroplani në të cilin ndodhej futbollisti Emiliano Sala u zhduk nga radari, transmeton zeri.info

Aeroplani ishte nisur të hënën në orën 19:15 nga Nantes, derisa në orën 20:30 u zhduk nga radari dhe ende nuk është gjetur.

Mjaft i shqetësuar për këtë ndodhi është edhe futbollisti kosovar, Ermir Lenjani, i cili kishte luajtur së bashku me Salan te Nantes gjatë edicionit 2015/2016.

“Është e pabesueshme. Nuk mund ta besoj”, shprehet ai.

“Ai është një njeri që ka punuar gjithmonë shumë. Ai gjithmonë ka dhënë 100%”, shtoi Lenjani.

Sala ishte transferuar së fundmi nga Nantes te Cardiffi./Zëri